Egnatia dhe Dinamo e mbyllën në barazim 1 me 1 sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 54-rt, pasi Aleksi doli me karton të kuq.
Pas ndeshjes foli Edlir Tetova. Trajneri i Egnatias kishte rezervat e tij për gjykimin ku kujtojmë se kryesor ishte Juxhin Xhaja.
“Mendoj se ishte pjesë e parë perfekt, interpretimi i skuadrës në manovër. Jemi në rrugë të mbarë përsa i përket mënyrës si shkojmë te porta kundërshtarit. Dhe në pjesën e dytë deri në daljen me karton të kuq, megjithatë Dinamo nuk rrezikoi. Detajet bëjnë diferencën, mendoj me pak kujdes, më i vëmendshëm, çdo gjë do ishte në favorin tonë.
Përderisa kemi rregullore, faulli i Aleksit mendoj taktik, nuk është i verdhë. Dhe nëse është, Gudiabi në të dytën duhet të ishte i kuq.
Ka ngërç para portës, po mundohemi. Idea është që lojtarët e rinj, duhet të futen akoma më shumë, të besojnë se janë përpara portës. Është vetëm ngërç vetjak, nga pjesa e punës nuk po i lëmë mangët asgjë, mendoj se do perfeksionohet me kalimin e kohës.
Nuk mendoj se Kasa është jashtë kondicionit, më interesojnë karakteristikat e tij për shërbyer, po e bën mirë. Deri kur të ketë formë më të mirë, për ta afruar te porta, por aktualisht më duhet te mesfusha.
Zabërgja merr thellësinë, Alijev e neutralizoi mirë, Ndrecën dua ta falenderoj se po luan me imunitet të ulët. Në vazhdim do shkojnnë në pozicionet e veta.
Lojtari kur del para portës, duhet të godasë. Thjesht gjithkush duhet të piqet, që unë jam këtu dhe duhet të shënoj”, u shpreh Tetova