Barazim ndaj Vllaznisë, Partizani shmang humbjen në fund

Barazim spektakolar 2-2 mes Vllaznisë dhe Partizanit, në përballjen e mbajtur në “Loro Boriçi”. Kryeqytetasit realizuan me Mba, pas 15 minutash lojë. Shkodranët u kundërpërgjigjën në minutën e 42-të, Stojanovic.

Ekipi i Brdaric u fut i motivuar në pjesën e dytë, teksa do ishte Esat Mala ai që do përmbyste shifrat. Në fundin e sfidës, sërish  Mba bëri gjithçka mirë, duke i dhuruar një pikë Partizanit.

Vllaznia vijon të shtyjë kështu takimin me fitoren, teksa pozicionohet në vendin e pestë me 15 pikë. Partizani  është në krye të klasifikimit me 17 pikë të grumbulluara. Ky ishte takimi i fundit i javës së 10-të të elitës, me kampionatin shqiptar që do zbresë sërish në fushë vetëm pas pak ditësh.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Barazim ndaj Vllaznisë, Partizani shmang humbjen në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook