“Çështja s’do të avanconte pa sekuestrimin e celularit/ Lala zbulon detaje për hetimet ndaj dyshes Meta-Kryemadhi: Prokurorët kanë një vit për të provuar se…

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se çështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk do të kishte avancuar, nëse nuk do të ishte sekuestruar celulari i kësaj të fundit në nëntor të vitit të kaluar nga prokurorët e SPAK.

“Në GJKKO, Meta ka qenë shumë i agravuar dhe në këndvështrimin tim ka patur gjuhë të papranueshme. Zonja Kryemadhi ka qëndruar në gjyq gjatë seancës, pasi u ndërpre mori një kafe në makineta dhe priti në një bar-kafe jashtë me avokatin dhe njerëzit që e shoqërorin. Në rastin e Zoti Meta nuk pamë qytetarë që ta mbështesnin, përveç Blushit dhe dëshmitarit që ishte shofer në momentin e arrestimit të Metës.

Çështja është e ndarë ne disa etapa. E para është CEZ-DIA. Çështja e dytë është gjithë thelbi. Mbase çështja nuk do të kishte avancuar nëse prokurorët e posaçëm në nëntor të vitit të kaluar nuk do të kishin sekuestruar telefonin e Kryemadhit sepse aty ka shumëçka. Ajo e kundërshtoi sekuestrimin e celularit të shtëpinë e nënës së saj”, tha ajo.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, të Nisida Tufës, ajo është shprehur se SPAK ka një vit kohë për të provuar nëse deklarata e Kryemadhit se ia kanë punuar pas shpine Ilir Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliajn, është apo jo e vërtetë.

“Kryemadhi tha se ‘unë me Ramën ia punuam pas krahëve Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliajt’. Prokurorët kanë një vit për të na e provuar”, tha gazetarja.


Arena e Lajmit

“Çështja s’do të avanconte pa sekuestrimin e celularit/ Lala zbulon detaje për hetimet ndaj dyshes Meta-Kryemadhi: Prokurorët kanë një vit për të provuar se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook