Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij me shqiptarët në Nju Jork të SHBA, në turin e diasporës, tha se drejtësia dikur ka qenë një pazar i madh.
Rama tha se sot era e shtetit po fryn gjithmonë e më e fortë. Sipas tij, Shqipëria është mirënjohëse SHBA dhe BE për përparimet e saj.
“Drejtësia ishte një pazar i madh dhe pandëshkueshmëria mbizotëronte. Era e re e shtetit fryn gjithmonë e më e fortë, falë edhe një bashkëpunimi të ngushtë me BE dhe SHBA. Në vetëm një dekadë, ne kemi trefishuar pagën minimale, kemi dyfishuar Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, kemi dërguar pagën mesatare në 900 euro, jemi të parët në rajon edhe në rritjen e Prodhimit të Brendshëm për Frymë me mbi 100 përqind. Pagat sot në Shqipëri janë thuajse në nivel me rajonin.
Shqipëria sot nuk është më vendi i një kasti që nuk ndëshkohet”, tha Rama.
(Arena e Lajmit)