Katër të shtëna armësh dhe një në shenjë, në gjoksin e Dritan Hakajt, 45 vjeç me origjinë shqiptare. Ai vdiq në pjesën e përparme të një ndërtese në via Varese në Garbagnate Milanese, në veriun të Milanos, pas një “ndjekjeje” përgjatë shkallëve pas sherrit me burrin e gruas, me të cilën Hakaj kishte një lidhje jashtëmartesore.
Vrasësi është Ualter Budri, 78 vjeç, pensionist italian dhe pa precedentë penalë. Ai zbriti duke përdorur ashensorin, ndërsa i dashuri i saj iku nga shkallët. Kur janë takuar në katin përdhes, debati rifilloi mes dy burrave dhe u dëgjuan dy të shtëna me armë, ku njëra ishte fatale për jetën e shqiptarit Dritan Hakaj.
Nga hetimet e para duket se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Por në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, 26 tetor, 45-vjeçari mbërrin i dehur në banesën e çiftit. Ai sulmon gruan, përballë djalit të saj 11-vjeçar. Në atë moment 51-vjeçarja tenton të largohet për të mbrojtur veten. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj. Ai merr armën, një kalibër Beretta 22 dhe shkon drejt Hakajt.
Sipas rikonstruksioneve fillestare, në atë moment ai ka qëlluar dy të shtënat e para. Kjo, si për të trembur të dashurin e gruas së tij. Viktima më pas doli nga banesa dhe zbriti shkallët duke tentuar të arratiset. Por i armatosuri e ndoqi atë derisa u takuan sërish në hyrje të pallatit. Aty ndodhi vrasja; paraprirë nga një tjetër e shtënë në ajër dhe një përleshje e shkurtër. Në fund, katër gëzhoja do të numërohen në vendngjarje nga karabinierët e kompanisë Rho, të drejtuar nga Daniela Nuzzo.
Shërbimet e shpëtimit nxitojnë në atë ndërtesë banimi në Garbagnate. Por për Hakajn policia nuk ka çfarë të bëjë. Ai vdes në hyrjen e pallatit, ku policët gjejnë edhe Budrin. Ai fillimisht i tha policisë se plumbi ishte qëlluar gjatë sherrit me të dashurin e bashkëshortes, por të tjera detaje i dha prokurorit. Kështu ai do të arrestohet me akuzën e vrasjes me dashje. Ai është tani në burgun e San Vittore në pritje të seancës dëgjimore.
Arma është sekuestruar nga policia. Ajo vërtet u raportua në mënyrë të rregullt, por u mbajt ilegalisht në shtëpi. Viktima, banues në Milano dhe e papunë, kishte një histori droge, kishte kryer krime pronësie dhe prostitucioni./Corriere Della Serra/