Kur do përfundojë linja ajrore Shqipëri-New York? Rama: Aeroporti po negocion me kompani amerikane, shumë shpejt…

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij me shqiptarët në New York, u pyet se kur do të ketë një linjë ajrore të fluturimit direkt nga New Yorku në Shqipëri apo anasjelltas.

Rama tha se aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza po negocion me kompaninë amerikane Delta, me qëllim që të ketë fluturime direkt nga Shqipëria në New York apo anasjelltas.

“Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtrar me rritjen më të madhe në Europë. Aeroporti po negocion me kompaninë amerikane DELTA për të nisur fluturimet direkt nga Amerika në Shqipëri.

Ne po bëhemi gati që të hapim edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, që do ketë pistën më të gjatë në rajon. Është bërë e tillë edhe për fluturimet transoqeanike. Fluturimin e parë se kur do bëhet nuk e them dot se nuk dua të dal nga premtimet, por do e bëjmë patjetër këtu në New York. Do ta realizojmë shumë shpejt”, tha Rama.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Kur do përfundojë linja ajrore Shqipëri-New York? Rama: Aeroporti po negocion me kompani amerikane, shumë shpejt…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook