Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, të cilët u bënë prindër për herë të parë disa muaj më parë, po shijojnë çdo moment me vogëlushen e tyre, Luna Ejlli.
Moderatorja solli në jetë vajzën e tyre, e cila ka fituar zemrat e ndjekësve dhe shpesh është në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.
Sot, Luizi ndau një foto të veçantë me Lunën, ku ai shfaqet duke mbajtur në kokë kordelen e saj të vogël. Ngjashmëria mes babë e bijë bie menjëherë në sy dhe ka emocionuar ndjekësit e çiftit. Çifti nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente të ëmbla dhe të qeshura të vogëlushes, duke i bërë ndjekësit të ndihen më afër familjes së tyre.