Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 19:45 në lagjen Sallbeg. Një automjet tip Ford, me targa AB 016 IN, ka përplasur një kalimtar.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka thirrur ambulancën për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarit.
Pak minuta më vonë, ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi personin e aksidentuar në Spitalin e Kavajës për trajtim të mëtejshëm.
Policia ndodhet në vend për të kryer hetimet dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(Arena e Lajmit)