Rikuperim rekord, Asllani gati për derbin e Italisë, por Inzaghi heziton. Motta: Futemi me 200%

Derbi i Italisë gjen Inter dhe Juve në pozita të njëjta, me vetëm 1 pikë diferencë, por të dy ekipet vijnë të dielën në “San Siro” me disa mungesa të rëndësishme. Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa Calhanoglu dhe Acerbi, të dy nuk ia dolën të jenë në dispozicion për këtë takim, por lajmi i mirë është rikuperimi në kohë i Kristjan Asllanit.

Mesfushori kuqezi ka lënë pas shqetësimin që kishte në gju, është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit duke u përfshirë nga Inzaghi në grupin e lojtarëve, por prezenca e tij nga minuta e parë nuk është e sigurt, me teknikun zikaltër që mund t’i besojë mesfushën të njëjtëve lojtarë si në takimin e fundit në Champions League kundër Young Boys, me Barella, Mkhitaryan dhe Frattesi titullarë.

Ky derbi ka një shije të veçantë për Thiago Motta pasi rikthehet në “San Siro” si një ish i famshëm, detaj pas se cilit u ngacmua edhe nga gazetarët në konferencë për shtyp: “Kam luajtur me shumë skuadra, jo vetëm me Inter, por kudo ku jam rikthyer më kanë trajtuar mirë. Po e pres mirë këtë takim, do të futemi në fushë me 200%. Sigurisht, një ndeshje mund ta fitosh, ta humbasësh, ose ta barazosh, por duhet të japësh gjithçka. Ku do të luhet kjo ndeshje? Do të përballen dy ekipe të mëdha, me lojtar të mëdhenj. Ne duhet të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer në mbrojtje dhe të jemi të kujdesshëm në trazicion”.

Motta shpreson shumë që Dusan Vlahovic të jetë në mbrëmjen e tij më të mirë pasi sulmuesi serb do të udhëheq fazën ofensive i mbështetur nga Yildiz dhe Conceicao.

()


Arena e Lajmit

Rikuperim rekord, Asllani gati për derbin e Italisë, por Inzaghi heziton. Motta: Futemi me 200%

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook