Lojtari i Manchester Cityt, Jack Grealish ka zbuluar për mediat, emrin e kundërshtarit më të vështirë ndaj të cilit është përballur.
“Kyle Walker. Natyrisht, tani është mirë sepse unë luaj së bashku me të çdo ditë dhe e testojë veten ndaj tij”.
“Para se të vija tek Man City unë kam luajtur ndaj tij tek Villa për katër vite dhe kisha frikë për këtë”.
“Kur e shihja emrin e tij në formacionin zyrtar e dija gjithmonë se do të ishte një ndeshje e vështirë, por po, tani është mirë që unë mundohem dhe e testoj veten ndaj tij çdo ditë”, ka thënë Grealish.
(J.S/)