Tabaku publikon videon: Pensionet e shqiptarëve, një realitet i hidhur dhe diskriminues

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka publikuar sot një video mbi realitetin e hidhur të pensionistëve shqiptarë. Me një “rritje qesharake të pensioneve prej vetëm 20 lekësh në ditë”, Tabaku thekson se kjo është një përpjekje e dështuar për të mbuluar rënien e fuqisë blerëse dhe sfidat ekonomike të 700 mijë pensionistëve në Shqipëri.

Në videon e saj, Tabaku thekson se një pensionist në Shqipëri merr mesatarisht 131 euro në muaj, shumë më pak se fqinjët tanë në rajon dhe në Bashkimin Europian, ku pensionet janë pothuajse dyfish më të larta. “Pensionet shqiptare nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat më themelore të jetesë dhe kjo është një padrejtësi e madhe që po ju bëhet një brezi që ka dhënë gjithçka për këtë vend,” deklaroi ajo.

Sipas saj, rritja e pagave dhe pensioneve nuk duhet të jetë thjesht një manovër propagande e qeverisë. “Politikat aktuale fiskale dhe ekonomike favorizojnë një pakicë të privilegjuar, duke varfëruar shumicën e qytetarëve.“Një skemë e dështuar pensioni, si kjo e miratuar në 2014-2015, nuk mund të sjellë të ardhura të dinjitetshme për qytetarët tanë në moshën e tretë,” përfundoi Tabaku.

Tabaku shtoi se dështimi i skemës së pensioneve është drejtpërdrejtë i lidhur me dështimin e ekonomisë së vendit.

“Rritja fiktive e pagave dhe politika e formalizimit të detyruar kanë krijuar një iluzion të zhvillimit ekonomik, por në realitet kanë përkeqësuar situatën. Bizneset detyrohen të rrisin pagat pa ndonjë rritje reale të produktivitetit, çka ka çuar në shtimin e informalitetit dhe mbylljen e shumë bizneseve të vogla. Kjo ka dobësuar më tej bazën e kontribuuesve të skemës së pensioneve, duke e bërë atë edhe më të paqëndrueshme.
Për më tepër, rritja e pagës minimale është përdorur si një mjet propagandistik për të treguar një përmirësim të kushteve ekonomike, por në realitet kjo nuk ka sjellë përfitime reale për qytetarët. Rritja e detyruar e pagës minimale ka rritur vetëm shpenzimet e biznesit dhe ka detyruar shumë prej tyre të reduktojnë numrin e të punësuarve, duke shtuar papunësinë dhe pasigurinë ekonomike.
Kjo video vjen si një reagim ndaj fushatës së fundit të qeverisë që pretendon të ketë rritur pensionet, ndërsa në realitet varfërimi i qytetarëve dhe mungesa e perspektivës ekonomike vazhdojnë të thellohen”, deklaron Tabaku.


Arena e Lajmit

Tabaku publikon videon: Pensionet e shqiptarëve, një realitet i hidhur dhe diskriminues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook