Takimi në New York/ Emigranti i shpalos 2 kërkesa Ramës, kryeministri përgjigjet me…

Gjatë një takimi të zhvilluar në New York, Kryeministri Edi Rama pranoi pyetje nga emigrantët shqiptarë, duke theksuar angazhimin e qeverisë për të adresuar çështjet e pronësisë dhe investimeve në Shqipëri.

Një emigrant, Gjelosh Vukaj nga Vermoshi, shprehu shqetësimet e tij lidhur me pronësinë e tokës. Ai kërkoi një afat për të marrë pronat e tyre dhe theksoi rëndësinë e kësaj çështjeje për ata që duan të investojnë në Shqipëri. “Pronësia është shumë e rëndësishme, ka njerëz që duan të investojnë, por tremben kur nuk e kanë pronësinë,” tha ai.

Rama e pranoi shqetësimin e Vukajt dhe siguroi se qeveria po punon për të lehtësuar procedurat për emigrantët që dëshirojnë të investojnë në fshat. “Cilido prej jush që ka një tokë në zonat veriore, investimet aty janë në rritje të madhe. Nëse keni interes për investim, shteti do të vihet menjëherë në lëvizje për t’ju ndihmuar të realizoni investimin dhe të merrni tokën tuaj,” u shpreh ai.

Përveç çështjes së pronësisë, emigranti shqiptar kërkoi ndihmë për problemet me kullën e Preng Calit. Rama e pranoi kërkesën dhe premtoi që do të merrej me këtë çështje. “Do të kemi diçka për këtë. Por duhet të them se ata që kanë abuzuar me këto plagë, nuk janë antikomunistë, por abuzues të historisë së familjeve që vuajtën nën diktaturën komuniste,” theksoi Rama.


Arena e Lajmit

Takimi në New York/ Emigranti i shpalos 2 kërkesa Ramës, kryeministri përgjigjet me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook