Bushati-Gashi: Kombi që prin paqen e zhvillimin

Ditmir Bushati në podcastin e radhës Public Square diskuton me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi. Bashkëbiseduesit ndalen tek situata në Maqedoninë e Veriut katër muaj pas koalicionit qeverisës mes VMRO-së dhe një grupimi të partive shqiptare të quajtur VLEN?

Bushati dhe Gashi diskutuan mbi sfidat kryesore me të cilat përballet faktori politik shqiptar dhe a ekziston një hapësirë brenda koalicionit për të çuar përpara disa prej zotimeve që kanë lidhje ekskluzivisht me të drejat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe a ekziston mundësia për të shkuar përtej politikës ditore dhe për të gjetur urat e komunikimit për çështjet kombëtare mes shqiptarëve në qeverisje dhe shqiptarëve në opozitë?

E këtu ata u ndalen tek hapësira që ka VLEN për të zhbllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut si pasojë e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë?

Sipas Gashit, “Qëllimi i shqiptarëve të Maqedonisë gjithmonë ka qenë që të kemi barazi në këtë shtet dhe unë mendoj që do duhet të rihapet çështja e barazisë në të ardhmen dhe pse jo ne po mudohemi tash t’i bindim partnerët tanë maqedonas dhe të gjithë subjektet se përdorimi i gjuhës shqipe, barazia në vend nuk i bën dëm askujt, por është në të mirën e të gjithë shqiptarëve”, ndërsa pohon me forcë se “duhet ta përcaktojmë saktë punën se shqipja nuk ka arritur të bëhet gjuhë zyrtare. Do të mbetet kjo një tentativë e gjithë faktorit politik shqiptar në pozitë dhe opoztitë”.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi me BDI dhe partitë e tjera në MV, Gashi vlerëson se dallimet ideologjike të temave politike nuk duhet të qëndrojnë kur bëhet fjalë për çështje kombëtare.
“Mendoj se ne kemi kapacitetin dhe pjekurinë e duhur politike qëduhet në momente të caktuara të qëndrojmëbashkë kur bëhet fjalë për realizimin e interesavekombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.

Bushati mbështet idene se faktori politik në Maqedoninë e Veriut është pozicionuar qartë si euro-atlantik, aq sa ndonjëherë ky lloj përcaktimi i ka shërbyer edhe si maskë për të fshehur keq qeverisjen apo elementë të caktuar që kanë lidhje me përfshirjen në aktivitete korrupsioni apo aktivitet të paligjshëm. Ndaj dhe duhet me qenë të qartë se çfarë përpjekje po bën VLEN-i, për zhbllokimin e mosmarrëveshjes me Bullgarinë?
“Siç e thatëdhe ju nuk ka dilema, jo në subjektet politike, por, nuk mund të gjesh një shqiptar të vetëm mbase, po aludoj në ekstreme, duke dashur të them qëshqiptarët janë shumë të unifikuar në drejtim tëatlantizmit. Këtu nuk duhet të bëjmë betejë nësedikush është i tillë apo i atillë. Ne duhet të jemieuropianë në drejtim të vlerave, në luftën kundërkrimit dhe korrupsionit në respektimin e tëdrejtave të njeriut dhe kështu me radhë. Jo për ta shfrytëzuar këtë përkatësi për të mbetur nëpushtet dhe për të realizuar qëllimet personale”, thotë Gashi.

E ndërsa flasin mbi përceptimin e krijuar se Tirana zyrtare mbështeti në fushatë BDI-në, Gashi mendon raportet politike duhet ti ndërtojmë në baza institucionale. “Mendoj se ne nuk na duhen dallime dhe fakti që jetojmë në më shumë se tri shtete dhe fakti që kemi qenë të ndarë ka ndikuar pak në kundërshtitë tona apo në ndërtimin identitar e kështu me radhë. Megjithatë, për fat të mirë, gjuha, tradita, historia jonë është përbashkuesedhe unë mendoj se duhet të qëndrojmë tekohezioni. Prandaj, nuk jam shumë ithtar i preferencave të caktuara partiake por mendoj se duhet të zhvillojmë raporte profesionale.


Arena e Lajmit

Bushati-Gashi: Kombi që prin paqen e zhvillimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook