Barcelona arriti të mposhte thellë me poker golash 0-4 skuadrën e Realit të Madridit, duke hedhur kështu fuqishëm kandidaturën për të rikthyer titullin kampion në Barcelonë, pas dominimit të Realit sezonin e fundit.
Një sfidë e fituar me meritë në fushë nga katalanasit, por kjo falë përgatitjes mjeshtërore të trajnerit gjerman Hansi Flick, i cili duket se e kishte studiuar kundërshtarin deri në detajin më të vogël, ç’ka e nxorri atë trtiumfues në duelin ndaj Ancelottit.
Vetë Flick pas triumfit të skuadrës së tij në El Classico u shpreh:
“Ne të gjithë jemi të lumtur, por tani po mendojmë për tifozët, sepse ata e meritojnë më shumë se kushdo. Kemi punuar fort mbi vendosjen e mbrojtjes dhe taktikën që do ndjekim që prej fillimit të sezonit. Kemi bërë disa ndryshime, jemi përqendruar që të kemi një fazë të mirë mbrojtëse dhe në presing. Ishte e rëndësishme të luanim mirë me top dhe gjithashtu pa top. Nëse është java ime më e lumtur? Siç thashë, unë jam gjithmonë i lumtur që punoj te Barça dhe jetoj në Barcelonë. Është një pjesë e re e jetës sime. Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme, të gjithë dhanë 100% dhe unë jam gjithashtu i lumtur.