Bayern nuk has aspak vështirësi në fushën e Bochum, teksa fitoi me shifrat 0-5, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën. 3 pike me shumë peshë për ekipin e Kompany, që rikthehet te suksesi, pas dy barazimesh.
Bavarezët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë. Mysafirët zhbllokuan shifrat me anë të Olise, pas 16 minutash lojë. Mesfushori francez u tregua i saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.
Në minutën e 26-të, Musiala shfrytëzoi në maksimum një krosim të Kimish, duke realizuar me një goditje me kokë. Me avantazhin e dy golave, Bayern shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes.
Në të 58-tën, goli i Kejn thelloi shifrat, me një gjuajtje me të majtën nga brenda zonës. Festivali i golave nuk kishte përfunduar ende, pasi edhe Sane dhe Koman lanë gjurmët e tyre, përkatësisht në minutat 65 dhe 71.
Bayern kryeson kampionatin me 20 pikë, po aq sa ka Leipzig i vendit të dytë, sakaq kampionët e Leverkusen kanë 15 pikë dhe janë në vendin e 3-të.
(J.S/)