Hipotezë e re për të ardhmen e Muçit, Besiktashi kërkon të ndihmojë sulmuesin

Ernest Muçi mund të ndryshojë ambient në janar, për t’u larguar nga Beshiktashi të paktën përkohësisht, derisa të rigjejë formën e tij më të mirë. Ky është vendimi që supozohet se ka marrë klubi turk, për të ndihmuar veten dhe sulmuesin shqiptar i cili nuk po kalon një moment të favorshëm.

Forma e Muçit ka rënë si pasojë e mosaktivizimit dhe në mediat turke, tani theksohet se Beshiktash është i interesuar që ai të rigjejë nivelin më të mirë. Kjo, edhe për faktin se Beshiktashi tashmë kërkon të shesë futbollistin për të cilin shpenzoi 10 milionë euro në janarin e vitit 2024, por nuk ka marrë oferta konkrete për të.

Kësisoj, po mendohet huazimi i tij në janar në klube turke që janë të gatshme të përfitojnë nga cilësitë e lojtarit dhe që i garantojnë atij aktivizimin e vazhdueshëm për të gjetur formën më të mirë. Në këtë mënyrë edhe Muçi do të përfitonte, por edhe Beshiktashi që synon kësisoj të kthejë interesin e blerësve për sulmuesin kuqezi.


Arena e Lajmit

Hipotezë e re për të ardhmen e Muçit, Besiktashi kërkon të ndihmojë sulmuesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook