Barcelona “fluturon” mbi Bernabeu. Skuadra e Hansi Flick tregon forcën e saj, pikërisht ndaj rivalëve historikë, Realit të Madridit, në “shtëpinë” e këtyre të fundit. Një skuadër spektakolare, ajo e katalanasve, që në vetëm 4 ditë kanë arritur fitore bindëse ndaj 2 gjigandëve evropianë, Bayernit në Champions dhe Realit në kampionat.
Një sfidë që nuk pritej në fakt të kishte kaq shumë diferenca mes ekipeve. Në pjesën e parë madje çdo gjë ishte e ekuilibruar. Në minutën e 30-të Mbappe çoi peshë zemrat e tifozëve madrilenë, teksa realizoi golin e avantazhit, por ishte VAR më pas që anuloi gjithçka duke prishur festën, për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Ekuilibri u prish me fillimin e pjesës së dytë, teksa sulmuesi polak Robert Lewandovski shënoi 2 dola në 2 minuta lojë, duke përfituar mjaftë mirë, nga një vendosje e gabuar e linjës difensive të madrilenëve. Reali i mundua të reagonte, por për Mbappe kjo ishte një natë për t’u harruar, teksa sërish atij i’u anulua një gol për pozicion të parregullt. Sulmuesi i madrilenëve përfundoi plotë 6 herë në pozicion të parregullt, nga 12 të tilla për të gjithë skuadrën e “Los Blancos”, duke rënë pre e “grackës”, së ngritur nga ana e Flick.
Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 77, teksa në një kundërsulm, Raphina asistoi për Jamal që me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë, duke u bërë kështu futbollisti më i ri që shënon në një El Classico. Në fund festë do të kishte edhe për brazilianin Raphinha, që me një parabël e kaloi topin mbi portierin Lunin, për golin që vulosi shifrat në 0-4.
Në qiellin e 7 e kanë ngritur skuadrën katalanase edhe mediat prestigjoze spanjolle pas triumfit në El Classico: Flick “shkatërron” Real Madrid shkruan Marca. “Festival Barça” shkruan prestigjiozja tjetër AS.
Falë këtij triumfi, ekipi i Hansi Flick, megjithëse ende herët, nis kështu shkëputjen e parë sezonale, teksa shkon në +6 pikë nga madrilenët.