Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në aksin Lezhë-Laç.
Gazetari Elidon Ndreka raporton se sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makine tip fuoristradë “Toyota land cryserqe” vinte përballë saj.
Si pasoje e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur.
Nga plagët e marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i “Opelit”. Mësohet se viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa sa i përket moshës, mendohet të jetë rreth 30-vjeç.