Egnatia do të përballet me Laçin në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Një ndeshje kjo që merr jetë më 30 tetor, ora 14:00 në stadiumin e Laçit.
Edlir Tetova nuk është pa shqetësime në këtë sfidë. Kjo pasi do i mungojnë dy lojtarë që konsiderohen titullarë të padiskutueshëm.
Bëhet fjalë për kapitenin Renato Malota si dhe Albano Aleksin. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq ndaj Dinamos.
Në anën tjetër Malota u ndëshkua me karton të verdhë dhe ka plotësuar numrin e kartonëve. Kështu dhe duhet të shlyejë një ndeshje pezullim.