Lazio bën detyrën në shtëpi ndaj Genoas. Ekipi i Baronit fitoi pastër 3-0, në Stadio Olimpico (Rome). Goli i Noslin vendosi pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, për të parë golin e sigurisë u desh të prisnim minutën e 86-të.
Pedro “vulosi” fatin e 3 pikëve, sulmuesi “tundi rrjetën” pasi përfitoi nga një kthim topi i portierit. Vecino u tregua i saktë me një goditje me kokë, në kohën shtesë.
Lazio renditet në vendin e pestë me 16 pikë. Ndeshja e radhës është në transfertë, ndaj Comos.
Skuadra nga Genoa është në vendin e 18-të dhe në sfidën tjetër do të sfidojë Fiorentinën në shtëpi. Në ndeshjen tjetër të luajtur këtë të dielë, Monza-Venezia përfundoi 2-2.