Florian Haçkaj nga Lëvizja “Diapora për Shqipërinë e lirë”, në një lidhje skype në News24, foli në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York.
Ai foli edhe në lidhje me votën e diasporës dhe problematikat me të cilat mund të përballen qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
Haçkaj u shpreh se një nga problematikat është mjeti i identifikimit dhe vlefshmëria e tyre, apo koha e lënë në dispozicion për ankimimim, fakt për të cilin i janë drejtuar me një kërkesë edhe KLGJ.
“I jemi drejtuar KQZ me kërkesën: ju lutem parashtrojini palët e interesit aktet që janë për tu kaluar në mënyrë paralele. Nëse komisioneri thotë ja ku është drafti dhe për 1 muaj nuk ka asnjë kërkesë nga palët, kjo i kthen mbledhjet në maratonë.
Duhet një dokument i vlefshëm identifikimi që të mos vihet me skenarin e Himarës. KLGJ i kemi bërë një thirrje për mundësinë e ankimimit online. Kush nga diaspora mund të ankohet në 24 orët që është afati?”, u shpreh ai.
()