E pazakontë/ 41-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge tenton të dalë nga Shqipëria me pasaportën e dikujt që i ngjante, por arrestohet

DURRËS

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri, vihet në pranga 41-vjeçari nga Gjermania.

41-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe verifikimet, me qëllim ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga porti i Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W., 41 vjeç, banues në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Pasaporta që paraqiti ky shtetas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Gjermani.


Arena e Lajmit

E pazakontë/ 41-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge tenton të dalë nga Shqipëria me pasaportën e dikujt që i ngjante, por arrestohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook