Është fakt se pas humbjes me Barcelonën në Champions, kritikat kundër trajnerit të Bajern Mynihut, Vinsent Kompani janë rritur në masë.
Por në Bundesligë është krejt e kundërta “panoramë”. Ata janë në krye të ligës dhe kanë shënuar 29 gola pas 8 javësh. Interesante është se Kompani ka barazuar rekordin e ish-trajnerit bavarez Hansi Flik, 5 ndeshje që shënon radhazi në transfertë tre gola e sipër (kampionat).
Konkretisht Flik e arriti diçka të tillë në sezonin 2019-2020 me rekordmenët e Gjermanisë, ndërsa Vinsent që në ciklin debutues. Nuk duhet harruar se në atë periudhë Flik fitoj tripletën për gjigandët nga Mynihu.
Bajerni i Kompanis e nis këtë ecuri me 3 golat në transfertën e Volfsburg (2-3, për të vijuar, Holshtain Kil (1-6), Verder Bremen (0-5), Frankfurt (3-3) dhe së fundmi me Bohumin (0-5). Statistikat të tilla japin sinjale pozitive se Bajerni pas “thatësirës” në edicionin 2023-2024 është në rrugën e duhur për të fituar trofe.