Faktori shqiptar dhe shqetësimet e ngritura nga BDI, Çejku: Nuk besoj se Maqedonisë i intereson të dalë nga aksi i anëtarësimit në BE

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 është diskutuar mbi rolin e faktorit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Arben Çejku, ish-ambasador, tha se ka disa kohë që BDI ka ngritur shqetësime rreth sjelljes së institucioneve Kushtetuese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Çejku tha se shqetësimi i fundit i ngritur nga Ahmeti ka të bëjë me punësimin e shqiptarëve mbi baza etnike.

Ai vuri theksin që faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të përçahet, ndërsa shtoi se nëse do të evidentohen probleme reale, do të ketë një reagim mbarëkombëtar.

Çejku tha se Tirana zyrtare ka për detyrë të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë e Veriut dhe jo raporte personale, pavarësisht simpative personale për njërin apo tjetrin politikan.

“Ka një kohë të gjatë që BDI fokusohet te Marrëveshja e Ohrit dhe zbatimi i saj. Duhen parë sa reale janë shqetësimet që ngrihen”, tha Çejku.

Duke marrë në konsideratë shqetësimet që ngre BDI, Çejku tha se nuk mund të spekulohet se Maqedonia e Veriut është e interesuar për të dalë nga aksi i anëtarësimit në BE.

“Ka faktorë të tjerë brenda Maqedonisë së Veriut që duan të shfrytëzojnë problemet që ky vend ka me Bullgarinë, për të zhvendosur më pas vëmendjen në problemet etnike me shqiptarët.

Koalicioni i ri qeverisës, sidomos partitë shqiptare, duhet të tregohen vigjilente që të mos bëhen hapa pas, në raport edhe me të drejtat e shqiptarëve. Partitë shqiptare që janë në qeverisje me VMRO janë aty për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve. Monopolin e përfaqësimit të shqiptarëve e kanë vetëm ata që zgjidhen. Nuk duhet të përdoret retorika që një pjesë punojnë pro dhe një pjesë kundër interesave të shqiptarëve”, tha Çejku.

Ai tha se Ali Ahmeti ose BDI duhet të marrë nisma konkrete për të kuptuar realisht se çfarë po ndodh apo se çfarë shqetësimesh reale ka lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.


Arena e Lajmit

Faktori shqiptar dhe shqetësimet e ngritura nga BDI, Çejku: Nuk besoj se Maqedonisë i intereson të dalë nga aksi i anëtarësimit në BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook