Mbetjet e rrezikshme në Durrës, Çuçi: Dështuam si shtet, as e dimë se çfarë nisëm dhe as…

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me mbetjet, që u rikthyen në Shqipëri, pasi ishin nisur më parë në Tajlandë. Po çfarë janë këto mbetje, sa të rrezikshme janë dhe si do të mund të bëhet asgjësimi i tyre.

Në total bëhet fjalë për 2100 tonë mbetje, që dyshohet se janë të rrezikshme, ndërsa me një urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar kontenierët.

Ornela Çuçi, pedagoge dhe eksperte në çështjet mjedisore, duke folur në emisionin “Open” në News24, tha se nëse thuhet se është arsenik kjo është mbetje toksike, por po flitet për mbetje të rrezikshme. “Të vetmet mbetje arseniku kemi ato që kanë qenë në Fier. Deri tani është dyshuar se janë mbetje të Kurumit dhe mbajnë oksid hekuri në to dhe konsiderohen të rrezikshme”, tha Çuçi.

Ajo tha se me këtë kapje në det të hapur të mbetjeve që dalin nga Shqipëria, pa e ditur se çfarë kemi nisur, pa pasur asnjë transparencë nga një seri institucionesh, mund të thuhet se jemi plotësisht në ajër si shtet. Çuçi tha se ky rast është një dështim.


Arena e Lajmit

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, Çuçi: Dështuam si shtet, as e dimë se çfarë nisëm dhe as…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook