Ministrat dhe drejtuesit politikë të PS takime me pensionistët, Rama: Të angazhuar në përfshirjen e tyre në hapësirën e rritjes ekonomike

Ministra të kabinetit qeveritar, të cilët janë njëkohësisht drejtues të PS-së në qarqe, kryetarët e bashkive dhe deputetët e PS-së, kanë zhvilluar takime të përditshme me pensionistët për t’i informuar ata mbi sfidën e realizimit të rritjes së pensioneve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga këto takime, ndërsa theksoi se qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, në diskutimin e hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030.

“Vijon Diskutimi i Hapur për pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030🇦🇱me angazhimin e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, shkruan Rama.


Arena e Lajmit

Ministrat dhe drejtuesit politikë të PS takime me pensionistët, Rama: Të angazhuar në përfshirjen e tyre në hapësirën e rritjes ekonomike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook