“Ne në ndotje jetojmë”/ Lubonja për mbetjet toksike në Portin e Durrësit: Shteti mungon, mund të jenë pjesë e trafikut që kalon nga Shqipëria

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me mbetjet, që u rikthyen në Shqipëri, pasi ishin nisur më parë në Tajlandë.

Në total bëhet fjalë për 2100 tonë mbetje, që dyshohet se janë të rrezikshme, ndërsa me një urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar kontenierët. Në lidhje me këtë problematikë, analisti Fatos Lubonja foli në emisionin Open në News 24. Ai tha se shteti ka munguar për të zbuluar problemin. Sipas tij, mbetjet mund të jenë edhe pjesë e trafikut që kalon nga Shqipëria.

Fatos Lubonja: Kurum i ka prodhuar dhe aty ka gjëra të ndaluara. Kurum ka paguar dhe njerëzit kanë mbyllur sytë. Kjo është gjëja më normale në Shqipëri. Ne në ndotje jetojmë. Përmendet arseniku. Dyshimi që lind është ky, mos ndoshta në mbetjet tona, janë futur dhe trafikantë, që kanë futur dhe mbetje të tjera, se mafia paguan për t’i nxjerrë mbetjet në vende të tjera të botës. Mbetjet mund të jenë pjesë e trafikut që kalon nga Shqipëria.

Në Shqipëri mund të kenë ardhur mbetje të tjera. Shteti mungon dhe arsyeja dihet, për t’u pasuruar pushtetarët. Kam besim që mund të hetohet drejt. Në një mënyrë a tjetër, shteti është përfshirë dhe kërkon t’i ikë përgjegjësisë. Sesi do shkojë fundi, nuk e di sesa fuqi mund të ketë Rrjeti i Bazelit. Nuk ka funksionar asgjë brenda vendit, se nuk janë mbuluar gjërat, por shqetësimi vjen nga jashtë, pra Shoqata e Bazelit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Ne në ndotje jetojmë”/ Lubonja për mbetjet toksike në Portin e Durrësit: Shteti mungon, mund të jenë pjesë e trafikut që kalon nga Shqipëria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook