Nga një minorene te një 39-vjeçar/ Tre tentativa vetëvrasjeje në Korçë, një prej tyre në gjendje të rëndë

KORÇË

Tre tentativa për vetëvrasje në qarkun e Korçës në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për tre shtetas të moshave të ndryshme dhe nga zona të ndryshme gjithashtu që kanë ndërmarrë aktin e rëndë.

Falë ndërhyrjes në kohë, dy prej rasteve janë jashtë rrezikut për jetë, por në gjendje të rëndë ndodhet një 39-vjeçar.

“Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasja J. K., 33 vjeçe, banuese në Korçë, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetas 15 vjeç, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasi Gj. J., 39 vjeç, banues në fshatin Udënisht, ka tentuar të vetëvritet duke u varur me litar, në banesë. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Nga një minorene te një 39-vjeçar/ Tre tentativa vetëvrasjeje në Korçë, një prej tyre në gjendje të rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook