Përfshihet nga zjarri stalla në Shkodër, digjen 22 derr, baza ushqimore dhe një automjet

Një stallë me 22 dera është djegur plotësisht mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmë, rreth orës 21:10, në fshatin Vukatanë, në stallën e bagëtive të shtetasit A. Gj., ka rënë zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Përfshihet nga zjarri stalla në Shkodër, digjen 22 derr, baza ushqimore dhe një automjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook