SPAK e akuzon për mosdeklarim të shpenzimeve mjekësore/ Meta fajëson Kryemadhin: Më dha garanci të pavërteta se i kishte paguar sipas ligjit

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka fajësuar nga burgu 313 ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për pagesa shëndetësore, që SPAK e akuzon se nuk i ka deklaruar.

Meta sqaron se bëhet fjalë për 15 mijë shpenzime shëndetësore, për të cilat ka marrë garanci nga Monika Kryemadhi se i kishte paguar dhe deklaruar sipas ligjit, por shton se këto ishin garanci të pavërteta.

“Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro. Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri. Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime. Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit”, sqaron Meta.

Kreu i PL-së shprehet gjithashtu se hedh poshtë pretendimet e SPAK se ai ka përfituar kartat që Monika Kryemadhi ka përdorur nga biznesmeni Adrian Shatku.

“Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë”, shprehet Meta.

Ilir Meta, në një status të gjatë në rrjetet sociale, shkruan se është “sot i burgosur politik nga Dumani, Rama dhe mafia ndërkombëtare”.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

SPAK e akuzon për mosdeklarim të shpenzimeve mjekësore/ Meta fajëson Kryemadhin: Më dha garanci të pavërteta se i kishte paguar sipas ligjit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook