Në rubrikën “Opinion” në News 24 po diskutohet në lidhje me turin e kryeministrit Edi Rama në diasporë.
Deputeti i PS Xhemal Qefalia u shpreh se S e ka marrë shumë seriozisht votën e diasporës dhe po punon për realizimin e këtij misioni.
Ndërkohë deputetja e PD Dhurata Çupi, deklaroi se PS po bën një fushatë të pamoralshme, duke renditur tre arsye ku sipas saj bazohet kjo deklaratë.
Çupi tha se PS nuk ka qenë mbështetëse e votës ë diasporës, po përdor buxhetin e shtetit për të organizuar takime me emigrantët jashtë vendit dhe në fund është kjo mazhorancë sipas saj që largoi 1 milion shqiptarë nga vendi, ndërsa tani që u duhet vota e tyre “bën sikur i do”.
Qefalia: PS e ka marrë seriozisht votën e diasporës, protagoniste për ta realizuar këtë mision,. Strukturat kanë vënë në eficencë të saj që nuk duhet parë vetëm si vote për të prodhuar mandat por për të qenë pjesë e diskutimit më të gjerë. Takimi i Ramës në New York, thekson faktin që SHBA kanë pasur kryesisht njerëz të larguar nga Shqipëria, të djathtë. Takimi domethënës pavarësisht protestës së opozitës, sepse opozita ka njerëzit he përfaqësuesit e saj.
Çupi: Edhe ne e kemi marrë seriozisht. PD në aktivitet dhe angazhim të plotë për komunikimin dhe aksesimin e votës së diasporës. PD bën fushatë të pamoralshëm në disa aspekte. Së pari PS nuk e mbështeti votën e diasporës, disa muaj para fushatës përdor resurset e shtetit dhe buxhetin për të aksesuar diasporën në shtete të ndryshme dhe e treta, në 10 vite anë 1 mln shqiptarë të larguar nga vendi. T’i largosh nga vendi dhe kur të të duhet vota të bësh sikur e do dhe ke vëmendjen te diaspora.
()