Debati/ Rada: Para drejtësisë 3 nga opozita dhe 55 nga qeveria. Gashi: Teza që SHBA e di se ç’është më e mirë për shqiptarët, naivitet

Analisti Shpend Gashi dhe gazetari Ardit Rada debatuan në rubrikën “Opinion” në News24 lidhur me situatën politike në vend.

Rada tha se ka një vullnet nga mazhoranca për të dorëzuar njerëzit e saj para drejtësisë. Ai tha se sot kemi 3 zyrtarë të opozitës para drejtësisë dhe në anën tjetër 55 zyrtarë të mazhorancës apo qeverisë që nga koha që ka bërë koalicion me Ilir Metën dhe më pas.

Pjesë nga debati

Ardit Rada: Unë shoh që kjo qeveri është një viktikë më e madhe e sistemit të drejtësisë se sa opozita. Dhe unë shoh vullnet nga ana e mazhorancës për të dorëzuar njerëzit e saj para drejtësisë. Dhe sot kemi 3 zyrtarë të opozitës para drejtësisë dhe në anën tjetër 55 zyrtarë të mazhorancës apo qeverisë që nga koha që ka bërë koalicion me Ilir Metën dhe më pas. Edi Rama dorëzoi të gjithë shokët e tij të ngushtë nga Saimir Tahiri te Ilir Beqja etj etj. Nuk mund të luftojë opozita korrupsionin pa u larguar opozita nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Këtë e thotë SHBA.

Shpend Gashi: Të mendosh që SHBA e di se çfarë është më e mira për ne, në rastin më të mirë është naivitet.

Ardit Rada: Ta ka dhënë përgjigjen Donald Lu?

Shpend Gashi: Kush është Donald Lu? Çfarë është Donald Lu? Si na dilni me këto teza në televizor që e di SHBA që çfarë është më e mirë për shqiptarët? Më vjen keq për ty, në rastin më të mirë kjo që thua është naivitet.

 


Arena e Lajmit

Debati/ Rada: Para drejtësisë 3 nga opozita dhe 55 nga qeveria. Gashi: Teza që SHBA e di se ç’është më e mirë për shqiptarët, naivitet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook