Deputetja e PD-së Elda Hoti, nga autostrada e Milotit, ku po mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama diskriminon veriun e Shqipërisë.
Hoti theksoi se maxhoranca e ka kthyer parlamentin në zyrë noteriale për aferat e saj korruptive. Sipas Hotit, kjo qeveri ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.
Elda Hoti: Narko-regjimi ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë. Rama diskriminon veriun. Sot veriu i Shqipërisë është lënë në harresë totale.
Varfëria e mjerimi është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare. Maxhoranca e ka kthyer parlamentin në një zyrë noteriale të aferave korruptive.
(Arena e Lajmit)