Superiorja ka mbyllur javën e 10-të të saj, ndërsa sfidat sollën dhe disa statistika interesante. Panorama Sport iu sjell më poshtë dhe statistikat që prodhoi java e kaluar.
*Bylisi ishte skuadra e vetme që provoi shijen e fitores në javën e 10-të.
*Kjo javë shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të golave. Në 5 ndeshje u realizuan 14 gola. Dy ndeshjet me më shumë gola ishin Bylis-Teuta 4-0 dhe Vllaznia-Partizani 2-2.
*E vetmja skuadër që nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës këtë javë ishte Teuta.
*Egnatia “abonohet” me kartonin e kuq. Për herë të tretë radhazi rrogozhinasit e kanë mbyllur ndeshjen me 10 vetë, pas ndëshkimit të Aleksit me të kuq. Po me 10 vetë e mbylli edhe Skënderbeu transfertën me Elbasanin.
*Gjyqtarët akorduan 4 penallti dhe ato u takojnë 2 ndeshjeve. Bylisi gjuajti 2 herë nga pika e bardhë kundër Teutës dhe shënoi në të dy rastet. Egnatia dhe Dinamon gjuajtën dhe realizuan nga një penallti në sfidën mes tyre.