LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Elbasan, po i vendoste eksploziv një mjeti, por i shpërthen para kohe, vdes 24-vjeçari

ELBASAN

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një i ri ka humbur jetën nga një shpërthim me eksploziv. Sipas policisë, 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjeti në pronësi të shtetasit R. Ç., por lënda eksplozive ka lënda eksplozive ka shpërthyer para kohe duke e lënë fillimisht të plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Sipas burimeve zyrtare, “rreth orës 04:10, në lagjen ‘Shënkoll’, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip ‘Volkswagen’, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.


Arena e Lajmit

LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Elbasan, po i vendoste eksploziv një mjeti, por i shpërthen para kohe, vdes 24-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook