I deleguari i PD në Degën 4 në Tiranë, Lisandër Hoxha nga Sheshi Shqiponja në mosbindjen civile tha se siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër, nëse nuk ka qeveri teknike.
Hoxha kishte edhe një thirrje për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke thënë se ai nuk duhet të sillet si ministri i fundit i diktaturës.
“Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër nëse nuk plotësohet kërkesa për qeveri teknike. Kam një thirrje për ministrin e Brendshëm.
Mos të sillet si ministri i fundit i diktaturës. Nuk kemi dalë të bllokojmë qytetarët, por të bllokojmë qeverinë”, tha Lisandër Hoxha.
(Arena e Lajmit)