Mosbindja civile, Mziu: Qeverinë teknike e kërkojmë për të pasur zgjedhje të lira

Xhelal Mziu, deputet i PD-së, i pozicionuar te ish-sheshi Shqiponja, atje ku prej orës 17:00 ka nisur bllokimi i segmentit rrugor, në kuadër të mosbindjes civile, tha se aksioni opozitar do të vazhdojë.

Ai tha se kërkesa për qeveri teknike nuk është qëllim në vetvete, por ne kërkojmë që qytetarët shqiptarë të shkojnë në zgjedhjet e 2025 për të votuar të lirë, pa presionet e qeverisë.

“Mazhoranca kërkon që të shkojë në zgjedhje pa opozitën, pasi ju shikoni që drejtuesit e opozitës, ose janë në arrest me burg, ose arrest shtëpie, si në rastin e Sali Berishës, ose janë të burgosur, si ish-deputeti Ervin Salianji”, tha Mziu, në një prononcim për gazetarin e News24, Osman Stafa.

Opozita ka bllokuar 6 pika nevralgjike në të gjithë vendin, ndërsa në orën e parë të protestës së sotme, nuk ka pasur përplasje apo incidente mes protestuesve dhe policisë.

 

 


Arena e Lajmit

Mosbindja civile, Mziu: Qeverinë teknike e kërkojmë për të pasur zgjedhje të lira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook