Napoli duket se e ka seriozisht në këtë sezon të Serie A. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte fitoi 0-2 ndaj Milanit, në ndeshjen e luajtur në San Siro.
Golat e Lukakut dhe Kvaras vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë u përpoqën që të kundërpërgjigjen. Gjithsesu goli i Moratas u konsiderua Offside.
Napoli kryeson me 25 pikë. Milan renditet në vendin e tetë.