“PD po kërkon akses te ndërkombëtarët me destabilizim”/ Sulo: Diplomatët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme zgjedhore

Gazetari Arion Sulo, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Sulo theksoi se PD me anë të protestave po kërkon akses te ndërkombëtarët. Sipas tij, diplomatët kanë mbyllur sytë përballë fenomeneve të rënda zgjedhore që ndodhin në Shqipëri.

Arion Sulo: Mosbindja civile nuk arrihet besoj pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Ky aksion opozitar bëhet më tepër për ndërkombëtarët. Kjo, pasi ne mbajmë ndërkombëtarët për arbitër, që deri më sot kanë përkrahur kryeministrin. Mendoj se PD po kërkon akses te ndërkombëtarët me destabilizimin. Ndërkombëtarët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme.

Bandat në zgjedhje kanë qenë e janë realitet. SPAK i ka parë blindat e Bajrave, që nën vëzhgimin e policisë, inspektonin qendrat e votimit dhe nuk e di a ka hetim a jo.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“PD po kërkon akses te ndërkombëtarët me destabilizim”/ Sulo: Diplomatët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme zgjedhore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook