Partia Demokratike pritet që të bllokojë disa akse rrugore gjatë ditës së sotme duke nisur nga ora 17:00 deri në 20:00. Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit nga Sheshi Shqiponja se policia ka marrë të gjitha masat dhe se ka edhe autobotë.
“Ky segment pritet të bllokohet nga opozita. Ky është një aks, ku hyjnë makinat nga Durrësi, veriu e jugu i Shqipërisë. Policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës, këtu ka edhe autobotë. Në terren janë dhe drejtuesit e lartë të Policisë. Vëmendja pritet që të jetë në këtë vend, ku ka trafik edhe në kushte normale e jo më me bllokim. Segmenti pritet që të bllokohet nga deputetët e PD në orën 17:00. Deputetët e deputetët do bllokojnë rrugët”, tha Stafa.
Ndërkaq, deputetja e PD Dhurata Çupi, e pranishme te Sheshi Shqiponja tha se mosbindja civile e opozitës bëhet, për shkak të keqqeverisjes së vendit.
“Janë të gjitha forma të protestuari, janë përdorur edhe në vende të tjera demokratike. Arsyet janë të pafunda, janë politike e ekonomike. Janë 700 mijë pensionistë, që nuk iu janë rritur pensionet, të rinjtë që nuk kanë shans të zhvillohen, papunësia është rritur, Shqipëria është shpopulluar. Kemi një opozitë, ndaj së cilës janë marrë masa represive”, deklaroi Çupi.
(Arena e Lajmit)