Një 14-vjeçar është dëmtuar me thikë në këmbë teksa po luante në një ambient sportiv.
Sipas policisë së Elbasanit, dyshohet se autori është një bashkëmoshatar i 14-vjeçarit dhe shkak dyshohet se ka qenë një konflikt gjatë lojës mes dy bashkëmoshatarë.
I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes, teksa policia ka sekuestruar thikën me të cilin u plagos i mituri.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi R. T., 14 vjeç, i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), dyshohet nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi D. R., si pasojë e një konflikti të castit gjatë lojës në një ambient sportiv.
I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes.
Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë).
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
()