Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga lumi i Vjosës, që vizitohet nga një numër i konsiderueshëm turistësh shqiptarë dhe të huaj.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se vizitorët janë të dashuruar pas llojeve të ndryshme të lundrimit sportiv edhe thesareve natyrore të vendit tonë.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të turistëve britanikë nga Vjosa, ku vijojnë mbërrijnë në numër të konsiderueshëm vizitorë të huaj po edhe vendas, të dashuruar pas llojeve të ndryshme të lundrimit sportiv po edhe pas thesareve tona natyrore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.