“9,7 milionë vizitorë të huaj në 9 muaj”, Rama ndan lajmin e mirë: Shqipëria e para në Europë dhe e dyta në nivel global për rritjen e turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Shqipëria kryeson Evropën në rritjen e turizmit.

Kreu i qeverisë shkruan se sipas UNËTO, nga janari deri në korrik 2024, Shqipëria është numri 1 në Evropë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me kohët para COVID-it.

Vendi ynë renditet i dyti në nivel global pak pas Katarit.

“Një tjetër certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik sapo vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës, teksa një “medalje e artë” na akordohet edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë.

9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 dhe një diversitet i larmishëm tregjesh turistike në rritje, janë tregues të qëndrueshëm, por të sigurt se Shqipëria do të vazhdojë t’i mbushë muret me certifikata të tilla suksesesh ndërkombëtare, që përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset, punësim për familjet dhe imazh pozitiv ndërkombëtar për Shqipërinë tonë, që as mund të imagjinohej pak vite më parë”, shkruan Rama .

11111
11111


Arena e Lajmit

“9,7 milionë vizitorë të huaj në 9 muaj”, Rama ndan lajmin e mirë: Shqipëria e para në Europë dhe e dyta në nivel global për rritjen e turizmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook