Një aksident i rëndë automobilistik në Greqi i ka marrë jetën prindërve të trajnerit të kombëtares U-21, Alban Bushi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria – Selanik, pranë Kouloura Imathias.
Furgoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.
(J.S/)