Dëmtimi i rëndë, mesfushori i Kombëtares rikthehet në fushë vitin tjetër

Mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti u dëmtua në sfidën e fundit mes Goricës dhe Istrës, teksa ka mbyllur vitin, pas lëndimit në kofshë.

Fati i keq për të, që në minutën e gjashtë të takimit pësoi një dëmtim, që do t’i kushtojë shtrenjtë.  

Kujtojmë se Pajaziti ishte surprizë nga Silvinjo në listën e Kombëtares për tetorin. Mesfushori 21-vjeçar është në huazim te Gorica nga klubi i Fulham. 

“Fatkeqësisht, kam marrë një dëmtim të kofshës që do të më mbajë jashtë për muajt e ardhshëm. Dashtë Zoti, shpresoj t’ju shoh të gjithëve në vitin e ri edhe më të fortë”, ka shkruar Pajaziti në “Instagram”.  


Arena e Lajmit

Dëmtimi i rëndë, mesfushori i Kombëtares rikthehet në fushë vitin tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook