Është ekstraduar drejt Rusisë Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit.
Në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimin e përkohshëm të kësaj procedure, ndërsa Kokunov vijon të qëndrojë në izolim. 60-vjeçari rus prej kohësh refuzonte ekstradimin.
“Klienti im është duke u ekstraduar në këto momente drejt Rusisë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,-tha avokati i Igor Kokunov, Isuf Shehu.Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.
Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë, që është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Kukunov u ndalua në Muriqan gushtin e vitit të kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar. Ai më herët kishte kaluar në Gjermani e në Malin e Zi.
(Arena e Lajmit)