Seksioni i 6-të Antidrogë i Skuadrës të Bolonjës, pranë kabinës së pagesës së autostradës Bolonja-Fiera, ka arrestuar dje një shtetas shqiptar, 32 vjec.
Ndërsa oficerët po udhëtonin përgjatë unazës në drejtim të San Lazzaro rreth orës 17:30, ata identifikuan një makinë (e cila më vonë rezultoi se ishte marrë me qira) e cila ngjalli dyshime. Pasi kanë dalë në daljen 8 të së njëjtës rrugë, kanë vazhduar kontrollin e makinës me drejtues të mjetit një shtetas shqiptar, i cili nuk kishte leje qëndrimi apo pasaportë.
Ai ka raportuar se ndodhej në Itali për turizëm, por nga informacionet jo të besueshme të dhëna nga ai, operatorët dyshuan dhe vazhduan të kontrollonin atë dhe mjetin. Brenda makinës kanë gjetur 2 pako që përmbajnë lëndë narkotike të llojit kokainë me një peshë totale 2 kg 216 gramë dhe 2 telefona inteligjentë.
Nisur nga sasia e madhe e lëndës narkotike, policia ka vijuar me arrestimin e personit, pa precedentë penalë apo policor, i cili është dërguar me urdhër të zëvendësprokurorit publik të Gjykatës së Zakonshme të Bolonjës, në burgun “Sant Anna” të Modenës, në pritje të seancës dëgjimore në Gjykatë.
(Arena e Lajmit)