Ndarja nga jeta e prindërve të Bushit, Presidenti Duka: Pranë jush në këto momente të vështira

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka shprehur ngushëllime trajnerit të kombëtares u21, Alban Bushi, për humbjen e jetës së prindërve të tij në një aksident tragjik në Greqi. Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se qëndron pranë Bushit, në këto momente të vështira.

“Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.

Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore. Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!” – shkruajti ai.


Arena e Lajmit

Ndarja nga jeta e prindërve të Bushit, Presidenti Duka: Pranë jush në këto momente të vështira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook