Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha deklaron se opozita nuk do të lejojë në 2025 votime, por zgjedhje të lira.
Hoxha shkruan se dje populli opozitar realizoi 6 protesta njëkohësisht duke paralizuar regjimin për 3 orë dhe siç u bllokuan rrugët, ashtu bllokohet edhe qeverisja nesër, nëse Edi Rama nuk reflekton.
“Miq, protesta kishte vetëm një mesazh: Qeveri Besimi për Zgjedhje të Lira. Populli opozitar realizoi 6 protesta njëkohësisht duke paralizuar regjimin për 3 orë.
Siç u bllokuan rrugët, ashtu bllokohet edhe qeverisja nesër, nëse Edi Rama nuk reflekton. Në 2025 nuk do të lejojmë votime, por zgjedhje të lira. Koha kur populli voton dhe Rama numëron për Çyrbjet e tij kanë marrë fund.
Pensionistët, studentët, biznesi i vogel, fermerët nuk të lejojnë më kurrë të vjedhësh rrotacionin.Nëse mbrëmë bëmë 6 protesta, herës tjetër do të kesh 36 vatra Edvin!
Hapi rrugë Qeverisë së Besimit dhe futu në zgjedhje pa bandat dhe abuzimet shtetërore! Nëse je aq burrë sa hiqesh, futu në zgjedhje pa veladonin e Kryeministrit! Ja sheshi, ja mejdani, thotë populli. Opozita është gati të provojë veten në zgjedhje të lira dhe të ndershme. A je gati edhe ti, Edi?”, deklaron Hoxha.