Nga prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025” te shtyrja e mandatit të komisionit për “Sterilizimet”, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Do të mblidhet sot në orën 13:00  Konferenca e Kryetarëve, ku në rend dite do të jetë Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.

Ndërkohë do të diskutohet edhe në lidhje me shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

Kuvendi njofton se në rend dite do të jenë:
1. Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”, nga ministri i Financave;
2. Shqyrtimi i projektkalendarit të veçantë për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”;
3. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 4 nëntor – 22 nëntor 2024;
4. Shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.


Arena e Lajmit

Nga prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025” te shtyrja e mandatit të komisionit për “Sterilizimet”, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook